KreuArt

Media britanike ‘The Sun’ artikull për Era Istrefin!

Që Era Istrefi na krenoi të gjithëve dje në finalen e Botërorit ‘Rusi 2018’, kjo nuk diskutohet më, por kur shohim që mediat britanike paskan shkruar për të, nuk mund ta lëmë pa e theksuar edhe në këtë,

Tabloidi britanik ‘The Sun’ shkruan për këngëtaren shqiptare nga Kosova Era Istrefi, e cila debutoi shkëlqyeshëm në finalen e Botërorit ‘Rusi 2018’

Me titull ‘Kush është Era Istrefi’, The Sun shkruan: Era Istrefi ‘shpërtheu’ në skenën ndërkombëtare dy vite më parë dhe ylli gjithnjë një rritje ka dalluar për performancën më të madhe të jetës së saj mbrëmjen e finales.

Ajo iu bashkua Will Smith dhe Nicky Jam për debutimin e tyre në Kupën e Botës 2018 me këngën ‘Live It Up’, por kush është ajo dhe ku e keni dëgjuar më parë? Ja çfarë duhet të dini për të….:

Lindur më 4 Korrik 1994, Era Istrefi lindi në Prishtinë të Kosovës nga mamaja këngëtare Suzana Tahirsylai dhe gazetari Nezir Istrefi. Ajo debutoi në vendin e saj të lindjes në 2013-n para se të nxirrte këngët të kënduara në dialektin shqiptar të gegënishtes, me disa fraza të miksuara në anglisht. 24 vjeçarja fillimisht fitoi famë ndërkombëtare me këngën e saj ‘Bon Bon’, suksesi i së cilës bëri që ajo të firmoste me Sony dhe Ultra Music brenda një muaji.Era mori shtetësi shqiptare në 2016-n dhe fitoi çmimin ‘European Border Breakers’ një vit më vonë, përfundon ‘The Sun’.

Bravo Era Istrefi, vërtetë shkëlqeve dhe këtë nuk po e themi vetëm ne, të përfshirë nga nacionalizmi, por mediat ndërkombëtare. Ky po, që është një promovim  i Shqipërisë dhe aftësive të artistëve të saj sa herë që u jepet mundësia.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF