KreuArt

Miqtë e Fadil Hasës tregojnë telefonatën e hidhur!

Ndarja nga jeta e aktorit të njohur Fadil Hasa ka qenë një lajm i hudhur jo vetëm për publikun shqiptar por më së shumti për familjarët dhe miqtë e tij. Te këta të fundit nuk mund të mungonin kolegët e tij ndër vite në Estradën e Durrësit, Muharrem Hoxha, Aishe Stari, Roland Koca, të cilë ishin të parë që folën mes lotësh për mediat, për mënyrën si e morën vesh lajmin e hidur. Fjalët e tyre të ngrohta për mikun e tyre, duket sikur e anashkalojnë pka dhimbjen, teksa e kujtojnë kur ai qeshte me ta.

Muharrem Hoxha tregon mes lotësh momentin kur vajza e mikut tij, Fadilit i dha lajmin e hidhur, se ai nuk është më mes tyre. “Isha në shtëpi, me planin se në orën 11 e kisha lënë të takohesha me të në shtëpinë e tij.   Jemi takuar rregullisht këto ditë, kemi qeshur dhe kemi bërë humor si zakonisht, mbeta pa fjalë pas telefonatës së vajzës te Fadilit, pas të cilë ai ishte aq i përkushtuar, duke u bërë nënë dhe baba për, që pas humbjes së bashkëshortes, shumë vitë më parë, – tregon i pikëlluar Muharremi. – Ai ishte babai që më mësoi skenën” .

Miku tjetër Roland Koça, do ta quante Fadil Hasën babain e humorit, “Humbëm babain e humorit, gjikandin e humorit. Ai që na bënte shumë për të qeshur, sot na mbyti në lot”.

E nuk mund të mungonte kurrsesi partnerja e tij në sa e sa role, Aishe Stari, “Kam humbur jo vetëm kolegun, por një njeri shumë të shtrenjtë. E kam pasur shok klase dhe për dekada kemi ndarë bashkë skenën e Estradës dhe Teatrit”.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF