KreuCelebrity

Në pasarelë duke i dhënë gji foshnjes

Jemi mësuar të shohim në pasarela modele të ndyshme, të veshura e zhveshura për marka të ndryshme. Por ecjen në pasarelë të modeles Mara Martini nuk e keni parë shpesh në asnjë nga eventet e modës.

Modelja 22-vjeçare u shfaq në pasarelë teksa mbante në krah vajzën e saj, ndërkohë që e ushqente me gji.

Nëna krenare ishte një nga 16 finalistët e përzgjedhura për të bërë këtë paradë magjike, pas një nisme për të provomovuar gjidhënien në publik.

Mara Martini e veshur me një palë rroba banjo ngjyrë bikini të artë dhe me vajzën e mitur në krahë ecte lumturisht përgjatë pistës ‘W Hotel South Beach” në Florida, për t’u brohoritur me zë të lartë nga turma.

Para shfaqjes, Martin shprehu ngazëllimin e saj në Instagram, duke ndarë këto fotot në llogarinë e saj, ku shfaqej në pasarelë më bukur se asnjë modele më parë, e destinuar për të t’u adhuruar nga të gjithë.

‘Unë jam aq kaq mirënjohës për të gjithë ekipin e “Sports Illustrated” që më zgjodhët mua!, – shkruante modelja poshtë fotos të publikuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF