Nga Kate Moss, tek Cindy Crawford: si janë zbuluar krejt rastësisht disa prej modeleve më të mëdha 0 397

Kate Moss, 14 vjeç asokohe, ishte duke pritur në aeroport kur u pikas nga agjentja e njohur e modës, Sarah Doukas. Doukas priti derisa u ngjitën në avion e lidhën rripat e sigurimit, dhe pastaj u prezantua. Nuk kaloi shumë dhe ajo që do të shndërrohej më vonë në një modele legjendare firmosi me agjensinë Storm Models.



Adoleshentja Cindy Craëford ishte duke mbledhur misër në vendlindjen e saj në Dekalb, Ilinois, kur reporter I një gazete lokale I shkrepi një foto dhe e botoi. Fotoja u bë aq e famshme sa Cindy-n shumë shpejt e ftuan konkursin “ Look of the Year“, në 1982-shin e nga këtu karriera e saj mori krahë.

14 vjecarja Naomi Campbell kishte dalë me shoqet nga shkolla e po vërdallosej mes dyqaneve në Covent Garden të Londrës, kur një grua, që rastisi të ishte Beth Boldt, drejtuesja e Synchro Model Management, e vuri re, iu afrua dhe e pyeti nëse kishte menduar ndonjëherë të bëhej modele.

Adoleshentja Cindy Crawford ishte duke mbledhur misër në vendlindjen e saj në Dekalb, Ilinois, kur një reporter i një gazete lokale i shkrepi një foto dhe e botoi. Fotoja u bë aq e famshme sa Cindy-n shumë shpejt e ftuan në konkursin “ Look of the Year“, në 1982-shin e nga këtu karriera e saj mori krahë.

Gisele Bündchen-in e ëma e kishte regjistruar në një shkollë mode, por aty nuk ndodhi asgjë. Fati i shkëlqeu dukë ngrënë një hamburg tek McDonalds, ku një agjent modelingu iu afrua dhe i tha: po deshe te bëhesh modele, hajde me mua në agjensi tani!

Claudia Schiffer ishte 17 vjec kur po kërcente për qejfin e saj me shoqërinë e vet në një diskotekë të Dyseldorfit, dhe aty ra në syrin e njerëzve të duhur!

Candice Swanepoel, 15 vjece, u zbulua në një treg të Durbanit, në Afrikën e Jugut, jo shumë larg vendit ku ishte lindur e rritur

Chrissy Teigenit, oferta e modelingut i mbërriti papritur në një dyqan sërfi në Huntington Beach, të Kalifornisë. Ajo kishte dashur të bëhej kuzhinjere, por me pasarelat, i doli më mirë.

MIAMI BEACH, FL – JULY 19: Model Christine Teigen walks the runway during the Tyler Rose Swimwear fashion show during Mercedes-Benz Fashion Week Swim at the Raleigh on July 19, 2010 in Miami Beach, Florida. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images for IMG)

 

Previous ArticleNext Article