Shuhet aktori i humorit Fadil Hasa 0 288

Sot është ndarë nga jeta aktori i njohur i humorit shqiptar Fadil Hasa. Aktori ndërroi jetën në moshën 78-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë. Fadil Hasa i nderuar edhe me titullin “Artist i meritur” ka shenjuar historinë e humorit shqiptar në një sërë rolesh dhe dhjetëra personazhe që ka sjellë me numrat e humorit, duke fituar menjëherë simpatinë e publikut. Pjesët komike te roleve të tij i mbajmë të përditësuara shpesh herë gjatë bisedave mes miqsh.

Sa i përket roleve në filma, do të veçonim atë te “Zëvendësi i grave”, “Kronikë provinciale” dhe “Mao Ce Dun”

Fadil Hasa u shqua më shumë në role komike në Estradën e Durrësit, ndaj dhe artit shqiptar iu largua një artist i madh. Do t’i mungojë skenës por me rolet e tij ka dhënë kontributin e tij të pashoq.

Homazhet në nderim aktorit Fadil Hasa do tëmbahen nesër në orën 10:00 në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.

Previous ArticleNext Article