S`ju pëlqen fundi i filmit? Rroftë teknologjia, se tani mjafton mendimi, dhe e ndryshon sipas qejfit! 0 152

Sa herë ju ka ndodhur të derdhni lotë në mbylljen e dhimbshme të një filmi e të keni menduar,“ sa mirë sikur ta kishin zgjidhur ndryshe“. Sikur personazhi kryesor të mos vdiste apo ajo ndarja e trishtuar të mos ndoshte, por në fund të kishte një “ happy ending“.

Epo tani me sa duket, ta ndryshosh fundin e filmit sipas dëshirës tënde nuk do të jetë më e pamundur!  Mjafton të vendosësh në kokë helmetën e shpikur nga një hulumtues në Britaninë e Madhe dhe pajisja do të veprojë në mënyrë të tillë që ndjesitë e tua t`i përkthejë në dëshirë.

Ajo ofron ndryshimin e skenës së filmit kur mendon se individi humbet interesin. Mekanizmi dërgon sinjale valore në kompjuter dhe arrin të kuptojë nga transmetimi i tyre nëse filmi po të pëlqen apo jo. Kur e sheh që nuk të pëlqen, ndryshon skenat dhe fundin. Bukur, eh?

Previous ArticleNext Article