Cfarë surprize i kanë përgatitur miqtë Arilena Arës pas kthimit nga Rusia! 0 64

Të afërmit dhe miqtë e ngushtë vendosën t`ia urojnë mirëseardhjen në një mënyrë të vecantë këngëtares së talentuar pas kthimit nga Moska. Ata i kanë organizuar një festë që do të përmbushë edhe një tjetër “mission“ : do të kremtojë gjithashtu 19 vjetorin e saj. Festa do të zhvillohet në ambjentet e një restoranti në Tiranë, ku për njerëzit më të dashur të Arilenës do të gatuajë as më shumë e as më pak sesa vetë Chef Renato Mekolli.

Këngëtarja është duke shijuar këto kohë suksesin edhe jashtë kufijve. Disa muaj më parë u tha se ajo kishte nënshkruar një kontratë  me një prej shtëpive më të mëdha diskografike, Universal Music, ndërsa ka dhe shumë projekte të tjera në sirtar. Në muajin prill, ishte e ftuar të performonte në njërin prej organizimeve më të mëdha të muzikës në Europë, e duket se nuk ka ndërmend ta ndalë hapin.

Previous ArticleNext Article