Çmenduria e rradhës, komerdare në formë arkivoli! 0 181

Zyrtarisht po i deklarojmë të ‘vdekura’ komerdaret me njëbrirësh dhe mjellma pasi tashmë kemi një komerdare të re në formën e arkivolit.

E dizenjuar nga dizenjuesit kanadezë  Andrew Greenbaum and Ian Felton—ajo ka edhe një kapak që ‘të preheni’ në paqe në arkivolin tuaj lundrues.  Kur dolën fotot e para të kësaj komardareje, ajo nuk kishte dalë akoma në shitje. “Projekt shumë gazmor”, shkroi Greenbaum në Instagram. “ Të them të vërtetën na mungojnë 15.000$ në mënyrë që ta përfundojmë këtë projekt. Na njoftoni nëse keni një prind të pasur që do të ishte i interesuar të investonte në këtë projekt. Jemi të hapur ndaj sugjerimeve”.

Ndërsa Greenbaum ka mbi 3,000 në Instagram, postimi i kësaj komardareje mori mbi 6000 like dhe qindra komente, ndër të cilat “ qepe dhe merri paratë e mia”.

“Ian dhe unë e kemi patur këtë ide tre vite më parë dhe na pëlqen që të krijojmë objekte gazmore”, tha Greenbaum për ELLE.COM.

Previous ArticleNext Article