David dhe Victoria Beckham, me pushime në Kroaci ( dhe fotot e rralla të familjes)! 0 1526

Ish futbollisti I famshëm dhe e shoqja, një prej cifteve më në zë të botës sot, kanë zgjedhur bregdetin kroat për të kaluar pushimet së bashku me fëmijët. 43 vjecari ishte në formë të shkëlqyer fizike e goxha mirë duket edhe Victoria 44 vjece. Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper e kanë shijuar maksimalisht kohën e kaluar me prindërit mes banjove të diellit dhe motorëve të ujit.



Ish ylli I Manchesterit dukej tejet I relaksuar, dhe Victoria po ashtu. Ama kanë mbajtur një profil të ulët, që të gjithë të veshur sport e shumë thjeshtë.

Beckham-ët njihen për faktin që janë mjaft të lidhur me njëri-tjetrin dhe pushimet shpesh i kalojnë bashkë të gjithë ( edhe pse Brooklyn-i është 19 vjec, e si cdo djalë I moshës së tij, mund të preferonte grumbullimet me shoqërinë).

Victoria-n, sipas burimeve të afërta, e ka gëzuar pamasë fakti që ai tani e ka mendjen në Angli, duke qenë se që prej ndarjes në muajin mars me aktoren Chloe Moretz, nuk ka më asnjë “lidhje romantike “ me Shtetet e bashkuara!

 

Previous ArticleNext Article