Do guxonit t’i vishnit këto rroba banje?! 0 424

Me siguri këto janë rroba banjot më të guximshme që janë prodhuar ndonjëherë. Stilisti zbriti modelet në pasarelë të veshura me bikini që ishin bërë as më pak e as më shumë se me material shiriti ngjtës.

Fotografi Joel Alvarez nga Miami ka krijuar një linjë veshjesh plazhi, të cilat nuk dihet nëse do t’i shohim nëpër plazhe të ndryshme të veshura nga vajza të thjeshta ose  jo, apo gjithçka do të mbetet aty në atë  pasarelë.

Shiritat ngjitës ishin vendosur në mënyrë strategjike nëpër pjesët intime të modeleve, duke i mbuluar ato fare modestisht.

Fotografi e quan veten artisti i shiritit dhe ka edhe një faqe web-i për artin e tij. Ndërsa ne natyrshëm na lind pyetja;

A do t’i vishnit ju një palë rroba banje të tilla?!

Previous ArticleNext Article