KreuCelebrity

George Clooney, më i pasuri i “showbiz”-it!

George Clooney fitoi para vitin e kaluar më shumë se çdo aktor tjetër brenda një periudhë 12-muajshe, pjesërisht falë shitjeve të kompanisë së tekuilas, që ai bashkëthemeloi.

Kaq mjaftoi që ai 57-vjeçari të bëjë histori në botën e “showbiz”-it dhe të mbetet sërish në krye.

Revista Forbes ka vlerësuar yllin amerikan si aktorin me fitimet më të mëdha brenda një viti. Clooney ka fituar 239 milionë dollarë vetëm për periudhën nga 1 qershori, 2017. Me këtë shumë, Clooney radhitet i dyti në listën vjetore të Forbes për personazhet më të paguar në botë, menjëherë pas boksierit Floyd Mayweather.

E treta është Kylie Jenner, personalitet amerikan televiziv, modele dhe sipërmarrëse, për tu pasur më pas në renditje nga grupi muzikor U2, që përfshihet po ashtu në dhjetëshen e parë, së bashku me futbollistët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF