Ja kush ja bën ligjin Jonida Maliqit, s’ka më shance të bëj c’të dojë! 0 509

Jonida Maliqi nuk njihet vetëm si një këngëtare e talentuar, por edhe si një fashioniste e vërtetë. Ajo gjithmonë është shfaqur guximshëm me një stil që ndonjëherë të lë pa fjalë. Ngjyra flokësh e modele nga më të ndryshmet, në çdo moshë dhe në çdo event, kanë qenë firma e saj për mos të ngjasuar me asnjë dhe për mos të ardhur kurrë dy herë njësoj!



Mesa duket Jonida është lodhur me flokët e saj dhe kërkon që të ndryshoj sërisht. Do flokë të shkurtër dhe bjond, si në foton më poshtë, por mesa duket ka hasur në kundërshtime të mëdha!

Mbesa e saj nuk është fare dakort me këtë vendim dhe Jonida ka ndarë me ne reagimin e saj me një video në Instastoryn e saj.
“Ua flokët më keq se nëna, sa të jem unë këtu nuk të lejojë t’i bësh flokët kështu”, – thotë mbesa e Jonidës. “Do thonë në televizon Jonida Maliqi donte vetë t’i bënte flokët kështu apo ka ndonjë sëmundje”, – vijon mbesa e saj.

Këto komente kaq të sinqerta të mbesës së saj kanë bërë për te qeshur Jonidën por edhe të gjithë ndjekësit. Teze Jonida, doli në fund dikush që ta mbledh! Sidoqoftë ty të shkon gjithçka, provoji njëherë!

Previous ArticleNext Article