Plazhi i fundjavës? Pa merak, nuk ju digjet!!!

Shiu i rrëmbyer i kësaj pasditeje në Tiranë ringjalli menjëherë frikën e një përsëritjeje të skenarit të qershorit. Por fatmirësisht, moti nuk do të na ndëshkojë kaq shumë këtë radhë! Sipas metereologëve, tërbimi i qiellit do të fashitet shpejt dhe kush ka bërë plane për plazh këtë fundjavë, të mos i prishë se dielli jo vetëm do të shkëlqejë por edhe do ta rrisë zhivën e termometrit në më shumë se 36 gradë!

Do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave të mërkurën, por pas të enjtes koha, stabilizohet sërish. E thonë ekspertët, nuk e themi ne! Rrobebanjot mbajini gati!

easy dinner ideas
Previous ArticleNext Article