10 pishinat më spektakolare të botës! 0 344

Është mesi i verës, disa i kanë nisur pushimet, të tjerët mezi po e shtyjnë këtë numërimin së prapthi të ditëve. Për ata që ende nuk e kanë mësyrë plazhin, kemi përgatitur një galeri me fotot e pishinave më të jashtëzakonshme të botës, që t`ua mbajnë pak fantazinë gjallë. Ka dhe nga ato dimërore, thjesht për kuriozitet. E ku i dihet, mbase dikush edhe i ndryshon planet e pushimeve kur të shohë pamje të tilla.



Velassaru, Maldive – me ujë Kristal dhe një pamje të oqeanit Indian që të lë pa frymë!

Viceroy Bali, Indonezi – pamje më të bukur ekzotike, nuk gjen!

LeCrans Hotel  & Spa, Zvicër- këtë mbajeni mend kur të vijë dimri

The Cambrian, Zvicër – ky resort funksionon gjatë gjithë vitit dhe është një mrekulli!

Delamore Lodge, Zelanda e re- i duhuri për një atmosferë më intime por dhe përrallore njëkohësisht

Marina Bay Sands, Singapor- duket e thjeshtë por duhet të shikoni dhe luksin brenda

Oberoi Udaivilas, Indi – kjo emblemë arkitekture frymëzohet nga pallatet e Raxhastanit

Vila Altea, Qefaloni, në Greqi- këtë e kemi fare afër. Një krijim superb modernist në sfondin e një qetësie hyjnore

Khyber Himalayan Resort & Spa, Kashmir- borë dhe këtu po një vend i rrallë

The Library, Koh Samui, Tajlandë – duket sikur është pjesë e ndonjë filmi

Previous ArticleNext Article