Angelina Jolie apo Helena Bonham Carter: kush do të jetë “ e keqja“ në James Bondin e ri? 0 334

Po lakohen emrat e të dyja aktoreve për filmin e ri me Daniel Craig që i nis xhirimet në 3 dhjetor. Revistat rozë britanike e bëjnë fakt që personazh negativ i pjesës më të fundit të sagës së agjentit numër një të botës, do të jetë një grua. Për regjizorin Danny Boyle, të famshëm me filma si “ Trainspotting“ apo “ Zhelani milioner“, kandidatja ideale për “ Bond 25“ është aktorja angleze  Helena Bonham Carter.



Por nuk binden plotësisht producentët Barbara Broccoli dhe Michale G. Wilson, që do të preferonin një yll Hollivudi ndaj po i vijnë rrotull Angelina Jolie-së.

Kush do ta marrë rolin? Që të dyja kanë interpretuar personazhe “ të këqija“ në të shkuarën, kështu për asnjërën nuk do të ishte hera e parë në këtë pozicion. Por ndërkohë, bëhet fjalë për dy aktore me stile krejt të kundërta nga njëra tjetra ndaj do të na duhet të presim e të shohim se cila i përshtatet më mirë rolit!

 

Previous ArticleNext Article