Ankesat e Almedës? Ja arsyeja e vërtetë e sherrit! 0 983

Prezantuan bashkë me Almedën “ Dancing With the Stars“ dhe Rudi Himzo është në brendi të ngërcit të krijuar me produksionin që shkaktoi një përplasje të fortë të këtij të fundit me aktoren në mediat sociale. Bukuroshja shqiptare u ankua se nuk i ishin paguar shpenzimet e hotelit ku qëndroi së bashku me të shoqin, aktorin turk Tolgahan Sayisman.

Produksioni i hodhi poshtë akuzat e saj duke postuar fotot e faturave që dëshmonin se pagesat ishin kryer. Atëherë, si qëndron e vërteta? Misterit i dha fund Rudi, I cili i ftuar në Pop Culture tregoi se nga lindi e gjithë kjo histori.

Almeda, rrëfeu ai, ka qëndruar në hotel dy ditë më shumë, në një kohë kur qëndrimi i ishte paguar deri ne përfundimin e spektaklit. Ja fjalët e tij:

Unë nuk e di ekzaktësisht çfarë ka ndodhur, por mesa di Almeda ka qëndruar dy netë më shumë, produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje domethënë biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur ka mbaruar DWTS ka mbaruar dhe kontrata e Almedës me produksionin kështu që mbaroi dhe detyrimi i DWTS për të paguar hotelin. Por Tolgahan dhe Almeda  edhe pse qëndruan për dy netë më shumë, ata ua paguan hotelin , por si duket nga pakujdesia nuk i kishte paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë,  Almedës mesa duket ky detaj ju duk pak i çuditshëm, pasi fakti që kishte sjellë Tolgahan falas pa asnjë pagesë, mendonte se e kishin si detyrim ta falënderonin duke i paguar çdo gjë.

Previous ArticleNext Article