Cher, 72 vjec dhe eliksiri I saj I rinisë: “nuk pi alkol, duhan e as drogë“! 0 1257

Për Cher, koha duket sikur nuk kalon asnjëherë. E jo vetëm sepse është në qarkullim prej më shumë se gjysëm shekulli tashmë, por edhe sepse po ta shihje, nuk do ta thoje dot kurrë se në 20 maj mbushi 72 vjec.



Artisja e ka një recetë për rininë e saj. Cher nuk ia ka lënë mangut vetes ndërhyrjet plastike, ( dhe as nuk e ka mohuar ndonjëherë)  por edhe të tjera kanë bërë shumë e nuk duken kështu në këtë moshë. Atëherë, cili është sekreti? Këngëtarja që ka qenë e suksesshme edhe si aktore, rrëfen regjimin e saj të rreptë: jo alkolit, jo duhanit, jo drogës.

E fshehta e rinisë së përjetshme, shprehet ajo, gjendet brenda trupit të njeriut. Kirurgjia plastike ndihmon, por nuk e bën dot të gjithë punën. Me pak fjalë, një jetë pa vese, që i ka lejuar të punojë pa u lodhur që kur ishte vajzë e re dhe debutoi në një kor shkolle deri ne lansimin e një karriere që nuk njohu lodhje kurrë!

Previous ArticleNext Article