Espadrillas: këpucët e thurura, mania e verës! 0 281

Të sheshta apo më takë, me lule apo forma gjeometrike, të thjeshta apo stil gladiator, këpucët e thurura janë më të adhuruar në periudhën e verës, si në plazh, ashtu dhe në qytet. Është e pamundur të heqësh dorë prej tyre në stinën e ngrohtë: janë komode, praktike dhe super “ cool“. Ndihesh rehat dhe dukesh bukur. Espadrillas, këpucët ikonë me rripa na shoqërojnë si në pasditet relaksuese të fundjavës, ashtu dhe në kohën e kaluar buzë detit por përse jo, edhe për një look pak më elegant pantallonash të shkurtra apo ndonjë fundi të gjatë të derdhur.  Pastaj kanë edhe joshjen e përhershme bohò-chic e të falin dhe një ndjesi lirshmërie që s`ka të paguar.



Previous ArticleNext Article