KreuArt

Inva Mula flet për netët parisiene në Korçë

Inva Mula një personalitet me dimensione shumë më të mëdha se vetëm ato shqiptare, që ka prekur skenat më të famshme botërore ka mbetur e thjeshtë dhe shumë njerëzore. Kështu u shfaq sot e ftuar në “Wake Up” në Top Channel, teksa tregonte projektin e saj të radhës, që do të zhvillohet këto ditë vere në qytetin e Korçës.

“Mik Festival”, (Muzika Tradicionale në Korçë) do të mbahet në Korçë nga data 25 korrik deri në 29 korrik. Ky festival është ideuar deri në detaje nga vetë sopranoja. “Zgjodha qytetin e Korçës thjesht dhe vetëm si frymëzim, ndjesi. Pikërisht në këtë qytet të bukur teksa po kaloja një mbrëmje, vura se sa bukur aty recitohet dhe këndohet si në asnjë qytet tjetër. Korçarët dinë të bëjnë mirë një show spontan, përcjell energji pozitive ky qytet, – shprehet me emocion Inva Mula.

“Festivali do të ketë  muzikë internacionale, gjetje e momentin që qëndroi bukur, ka shumë gjëra brenda, ka art dhe shumëllojshmëri” – tregon Inva Mula teksa sqaron që qëlimi i saj nuk është të sjellë Parisin në Korçë, por Korça të shfaqë parisin e saj të vogël.

150 artistë do të performojnë muzikën më të mirë, do të jetë një festë e bukur e muzikës dhe ne s’na mbetet gjë tjetër veçse të presim të shijojmë ato netë artistikë në qytetin e serenatave, me bindjen se pak kush mund t’i sjellë si Inva Mula.

Tags:

Home Art

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF