KreuCelebrity

Mario Balotelli në një lidhje të re dashurie!

Pasi la pas historinë me  Clelian, bukuroshja 26-vjeçare që e bëri baba të Lionit, pas Pias, vajzës me Raffaella Ficon, Mario Balotelli duket se ka nisur një lidhje të re dashurie.

E  përjavshmja ‘Chi’ ka publikuar foto të Marios me një vajzë misterioze të stilit ‘Baywatch’, në një pishinë në Montecarlo, që në fakt duken mjaft të dashuruar.

Mbase është pikërisht kjo vajzë që e ka mbajtur Balon larg fushës së gjelbër, i cili tani është rikthyer në stërvitje me Nicën.

Në rrjetet sociale ka publikuar vetëm foto me miq dhe vëllain Enock, me të cilin është shumë i lidhur. Mungojnë prej kohësh videot në versionin ‘baba’ me Pian dhe Lion…Dashuria e tërbon pak këtë Marion, mirë që ulet shpejt pastaj me këmbë në tokë

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF