Motra e Meghan Markle: Nëse babai vdes, fajin e ke ti! 0 621

Marrëdhëniet mes tyre nuk janë nga më të mirat, por motra nga babai e Meghan Markle e ka nxehur shumë dukeshën këtë herë! Samantha Markle  e nxorri tërbimin e saj në Twitter, duke u ankuar për ftohtësinë e 36 vjecares.

Vetë Thomasi i kishte thënë më parë site-t TMZ se nuk do të reshtë së foluri me mediat deri në momentin kur e bija do ta pranojë sërish në jetën e saj.

Pas kësaj, 53 vjecarja zgjodhi platformën e njohur sociale për t`i drejtuar një mesazh të motrës: Po sikur të mendosh pak për babain tënd? Boll më! Sillu si njeri, sillu si grua. Nëse babai ynë vdes, kjo do të të mbetet ty Meg, thuhej në postim. Njohës të cështjeve mbretërore e quajtën këtë “një sulm të helmët“ dhe e akuzuan Samantën si njeri xheloz dhe hakmarrës. Që prej martesës, Meghani i ka fshirë të gjithë profilet në rrjetet sociale, ndaj nuk ka pasur mundësit t`i shohë vetë e para mesazhet e së motrës.

Previous ArticleNext Article