Xhenifer Lopez: “ Burrat nën 33 vjeç? S`ke ç`i do!“. 0 695

Është personazhi i saj në serialin  “Swipe Sessions“, këshilltare e një këngëtareje 29 vjecare të quajtue Brooke e cila kërkon gjysmën tjetër të saj në Tinder, që i thotë këto fjalë. Në kohën kur Brooke shikon profilet e kandidatëve të mundshëm, Xheni, që ndoshta përcjell këtu dhe një pjesë të eksperiencës së vet personale, i thotë:“ Burrat nën 30 vjec, janë të padobishëm“!



 

Sigurisht, kjo nuk vlen për të gjithë, por doktoresha Jane Greer, eksperte e marrëdhënieve dhe problemeve në cift, tha për INSIDER se këshilla e Lopezit ështe deri diku e vërtetë. Mund të duhen 30 vjet që burri të arrijë të realizohet profesionalisht e të ketë stabilitet financiar , aspekte këto që do ta ndihmojnë të ndihet më mirë me veten. Pra, pjekuria ecën krah për krah me eksperiencën dhe suksesin, sipas ekspertes. Kjo nuk do të thotë sidoqoftë se meshkujt nën 30 vjec nuk mund të kenë marrëdhënie serioze dhe afatgjata, por gjasat janë më të mëdha që pas kësaj moshe te jenë më të predispozuar për lidhje që cojnë në martesë.

Previous ArticleNext Article