Aktorja e njohur : po, jam e shëndoshë dhe jam shumë e bukur! 0 911

Aktorja e famshme komike e ka njohur bullizmin që kur ishte 12 vjeç. Tani ai iu rikthye fort, i ngarkuar me urrejtje dhe polemika prej filmit të vet më të fundit ku protagonistja zgjohet një ditë dhe është top modele.

Por Amy nuk e vret mendjen; ajo nuk e ka problem të flasë për trupin e vet të ngjeshur e të mbushur, duke e kthyer madje edhe në në burim të fortë auto-ironie.

Nuk mund t`i pëlqesh të gjithëve në këtë jetë, thotë 37 vjecarja dhe në disa raste, i është kundërvënë atyre që I konsideron si “ standarte absurd bukurie, të cilave I nënshtrohen femrat sot“. Filmi, ku ajo intepreton Renee-në, një vajzë e apasionuar pas make up-it dhe bukurisë në përgjithësi, godet me humor pikërisht këtë fenomen. Skenari më pëlqeu që në fillim, shprehet aktorja që e do veten tamam ashtu sic është. As njeriu me të cilin lidhi kurorë në muajin shkurt, shefi i kuzhinës Chris Fischer, nuk do të ndryshonte tek Amy asgjë, madje ai adhuron faktin që është një vajzë me oreks!

 

Previous ArticleNext Article