Fejesa e Flori Mumajesit, vetë ai jep detajet e vërteta! 0 353

Fotoja që postoi Flori Mumajesi në rrjetin social, dy duar të lidhura dhe një  unazë në plan të parë, përcillte thejshtë dhe vetëm një mesazh, fejesë.

Dhe në fakt fotoja, ia arriti qëllimit, (me apo pa humor nga ana e Florit) rrjeti mori dhenë, “U fejua producenti i njohur Flori Mumajesi”:

Teksa të gjithë kërkonin të gjenin partneren e Florit, producenti e sqaroi vetë situatën. Në fakt ai nuk është fejuar por është “në një lidhje” me Popcorn (shërbimi video on Demand) një produkt i Digitalb.

Pra për këtë lidhje bëhej fjalë dhe më mirë se ai askush nuk mund t;i jepte fund çdo pikëpyetjeje. Flori postoi videon e radhës në Instagram, me sqarimin përkatës sesi qëndronte e vërteta.

“Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim! por, kështu ndodh kur ke ‘popcorn’ ti po nuk ka komshia…”, ka komentuar Flori me humor por me sinqeritet.

Me siguri kuriozitetin e fansave për jetën e tij private, Flori e di mirë, dhe nuk mund ta mohojë që ka lozur paksa, po mirë ka bërë, rrjetet sociale u trazuan ca. Ndërkohë vajzat beqare që e dashurojnë Florin të gëzojnë, ai është i lirë.

Previous ArticleNext Article