KreuBusull

Horoskopi i ditës, 19 korrik

Dashi

Dita e sotme do të jetë impenjative dhe duhet të bëni të pamundurën të mbyllni me sukses çdo iniciativë ose aktivitet që filloni.

Demi

Gjatë ditës së sotme do të takoni shumë persona të rinj dhe do të ndikoheni mjaft pozitivisht prej tyre. Këto njohje do t’ju ndihmojnë në të ardhmen.

Binjakët

Meqënese keni marrë shumë gjëra përsipër sot jeni mjaft në tension që t’ju dilni zot të gjithave. Nëse nuk do të arrini, në ndihmë do t’ju vijnë familjarët

Gaforrja

Gjërat tuaja të vogla dhe personale, mbase nuk janë në interesin e të gjitheve dhe nuk keni pse i bëni shumë publike. Merruni me çështje më madhore.

Luani

Do të hasni në mjaft problematika sot gjatë ditës por nëse nuk filloni t’i zgjidhni do të mblidhen të gjitha për në moment të fundit.

Virgjëresha

Nëse jeni të interesuar për t’i shprehur dashurinë personit që keni në krah ose dikujt që sapo e keni njohur, sot është dita ideale për ta bërë.

Peshorja

Duhet të punoni shumë që rezultatet të jenë ato që prisni në një projekt të caktuar. Duke qëndruar në pritje nuk do të arrini asgjë.

Akrepi

Nëse doni të ndiheni të lumtur këtë periudhë duhet të jeni më prezent me familjarët tuaj për të rivendosur dialogjet e ndërprera prej kohësh.

Shigjetari

Keni marrë vendime që kanë ndikuar shumë në karrierën tuaj dhe do të ndikojnë dhe në financat tuaja në të ardhmen.

Bricjapi

Edhe pse po impenjoheni shumë të dukeni karshi një personi të caktuar nuk do të bëjë ndonjë diferencë të madhe në jetën tuaj personale.

Ujori

Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje veprimeve tuaja sepse sot dikush po ju vëzhgon nga lart dhe nuk do t’i pëlqejë një sjellje e juaja.

Peshqit

Duhet të jeni krenarë për veten sepse po tentoni në të gjitha mënyrat të shpëtoni një raport që ka mjaft probleme që në fillim të tij.

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF