KreuCelebrity

Krisja e parë? Kourtney Kardashian acarohet me të dashurin 25 vjeçar!

Kourtney Kardashian është mërzitur me xhelozinë e të dashurit shumë më të ri se vetja, Younes Bendjima, i cili nuk ishte dakort me foton e saj që i ekspozonte krejt fundshpinën. 39-vjeçares nuk i kanë pëlqyer komentet e 25-vjeçarit Younes-it dhe sidomos fakti që i bëri ato publike.

Kjo i duket shenjë e një impulsiviteti të tepruar, – sipas miqve rreth tyre. Ndërkohë njerëz pranë ish-boksierit e justifikojnë veprimin e tij me faktin që nuk e duron dot ta shohë të dashurën gjysmë të zhveshur në sytë e botës. Ai e do Kourtney-n vetëm për vete, – rrëfejnë ata.

Dyshja tani vonë është kthyer nga një udhëtim disa javor në Europë. Younesin që punon si model, e merr malli “çmendurisht“ për Korutneyn kur ajo është larg, por 39-vjeçarja mendon se i dashuri i vet duhet ta kapërcejë këtë problem pasi distanca vjen si pasojë e punës së saj, dhe këtë gjë, nuk ka ndërmend ta ndryshojë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF