Kylie Jenner për herë të parë tregon si u dashurua me Travis Scott 0 168

Romanca e Kylie Jenner dhe Travis Scott i habiti të gjithë pasi jeta e tyre ndryshoi rrënjësisht kur u bënë prindër të një vajze.

Për herë të parë kanë dhënë një intervistë për “GQ” ku kanë treguar detajet e lidhjes së dashurisë dhe si u njohën.

“Ne nuk dalim në takime. Madje takimi ynë i parë nuk ka qenë një takim nga ata të zakonshmit mes dy personave që pëlqehen. Ne jemi takuar në Coachella, në fakt saktësisht nuk e mbaj mend ku. Gjithçka ndodhi atë natë, ishte një bisedë dhe një shëtitje që shkoi mirë. Unë i tregova Travis një histori dhe arrita të fitoja vëmendjen e tij, pavarësisht se nuk ishte diçka e veçantë”, tregoi Kylie.

Çdo gjë mes tyre ndodhi shumë shpejt, pasi kishin kuptuar që pëlqeheshin dhe Kylie e shoqëroi Travis në turneun e tij. Një lidhje që shumë shpejt mori përmasa të mëdha, me ardhjen në jetë të vajzës të tyre.

Previous ArticleNext Article