Propozimet më të bukura për martesë nga të famshmit! 0 617

Nuk i kemi takuar kurrë, nuk i njohim nga afër por edhe thjesht mënyrat që kanë zgjedhur për të propozuar martesën, flasin goxha për personat në fjalë. Këto janë disa prej historivë më të bukura:



Pas një lidhjeje vetëm 6 mujore, aktori i njohur George Clooney (dhe i lakuar asokohe si beqar i përjetshëm) e kuptoi që Amal Alamuddin ishte gruaja e jetës së tij. Atëherë i organizoi një darkë në shtëpi, dhe kur i kërkoi cakmakun të ndizte qirinjtë, avokatja gjeti unazën e fejesës.

Po një darkë intime shfrytëzoi edhe Princi Harry për t`i dhënë Meghanit unazën me dy gurë të gdhendur, pjesë e koleksionit te bizhuterive të Dianës.

John Legend e çoi Chrissy teigen për pushime në Maldive, dhe në atë mjedis idilik, bëri pyetjen e madhe. Problemi ishte se Chrissy e prishi surprizën pasi e gjeti rastesisht kutinë me unazën brenda të fshehur poshtë krevatit.

Ndërsa Tom Brady  e mori Giselle Bundchen për shëtitje me një avion privat të mbushur me trëndafilë të bardhë e shampanjë.

Serena Williams dhe Aleksis Ohanian u njohën në pishinën e një hoteli në Romë. E nervozuar nga fakti që ai rrinte ngjitur me të edhe pse kishte tryeza të tjera të lira, tenistja i tha se nën tavolinë gjendej një mi. Aleksis iu përgjigj:“ Jam nga Bruklini, shoh minj përditë“! Serenën e argëtoi pamasë kjo përgjigje dhe aty nisi njohja. Aleksis i kërkoi dorën një vit e gjysëm më vonë në të njëjtin vend dhe poshtë tryezës, i kishte vendosur një miush prej gome.

Matthew McConaughey ia kishte vendosur unazën e fejesës Camila Alves-it brenda tetë kutish; hap e hap ajo dhuratat e Krishtlindjeve!

Kate dhe William u fejuan gjatë një rrugëtimi në Kenia dhjetorin e vitit 2010. Princi zgjodhi Afrikën për të hedhur hapin e madh, sepse sic thotë dhe vetë, e ka mahnitur gjithmonë!

Pushimet zgjodhi dhe Joe Manganiello për t`i kërkuar dorën Sofia Vergarës. Ai kishte përgatitur dhe një fjalim të vogël në spanjisht.

Previous ArticleNext Article