KreuCelebrity

Pse zgjodhën Budvën për pushime, David dhe Victoria Beckham

Se Mali i Zi përfundimisht është hapur për turizmin elitar është prova më e mirë, që kur u pa që edhe çifti Beckham e bëri si zgjedhje, të ndalonin në Sveti Stefan, për të kaluar disa ditë pushime.

Sigurisht çifit ka ruajtur privatësinë, por disa imazhe të prezencës të tyre aty u shpërndanë në rrjete cociale.

Pikërisht për këtë zgjedhje të çiftit të famshëm bëri një artikull, Tijana Kotarac për BBC. “Pas shumë figurave shumë të njohura publike në vitet e fundit dhe dekadave të qëndrimit në Budva, ky destinacion prestigjioz turistik këto ditë është zgjedhur edhe nga David dhe Victoria Beckham, të cilët me familjen po pushojnë në Sveti Stefan”.

Një natë qëndrimi në këtë apartament kushton shtatëmijë euro dhe në shërbim kanë një restorant në pronësi të Robert de Niros. Kjo duhet të jetë një ndër arsyet e joshjes të shumë vipave për të udhëtuar drejt Malit të Zi.

Sipas burimeve të mirinformuara, Davidi është duke udhëtuar çdo ditë me fëmijët, ndërkohë që Victoria qëndron në plazh dhe në banjët turke. Gjithashtu pohohet se britanikët janë duke qëndruar në “Villa 112”, në të cilën ishin për pushime edh Princi Charles, aktorja Sofia Loren dhe aktori Jeremy Irons dhe shumë të tjerë.

“The Rolling Stones, Madonna, Brad Pitt dhe Angelina Jolie, Batistuta, Totti, Lenny Kravitz, Armand Assante dhe Jeremy Irons kishin zgjedhur në të kaluarën hotelin” Splendid “në Becici”, tha Tijana duke shtuar se blogerët me famë botërore, milionerë, pjesëtarë të familjeve mbretërore kishin zgjedhur më parë Budvën.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF