A  shkakton vërtet stresi rënie të dhëmbëve? Demi Moore thotë po!

Nuk ishte pasojë e një rrëzimi, e as ndonjë goditjeje në fytyrë. Dy dhëmbë përfshirë një të parë, aktorja e famshme hollivudiane, sic pat rrëfyer vetë përpara ca kohësh, i kishte humbur nga stresi. Unë them se pas sëmundjeve të zemrës, stresi është “ vrasësi“ numër dy në Amerikë, pohonte ajo asokohe dhe si për ta vërtetuar, nxorri dhe fotot e veta me dhëmbin e parë që mungonte.

Ndërgjegjësimi sot është rritur ndjeshëm për këtë problem, dhe shume njerëz tashmë i dinë pasojat e rënda që mund të ketë stresi kronik në organizëm. Por a arrin ai të shkaktojë vërtet humbjen e dhëmbëve? Profesori amerikan Mark S. Wolff, thotë se mund të ndodhë, edhe pse nuk është dhe aq e lehtë. Dhe kjo vjen nga shtrëngimi apo kërcitja e dhëmbëve që shtohet në situatë stresi e dëmton kockën. Kontrollet e vazhdueshme megjithatë mund ta shmangin problemin, sepse dentisti do ta diktonte në kohë lëvizshmërinë e dhëmbit.

Previous ArticleNext Article