Aktori simpatik në një serial turk, në rolin e shqiptarit 0 386

Aktori i njohur shqiptar, Nik Xhelilaj po i ngjit shpejt shkallët e karrierës të tij, mjaft të sukseshme edhe në Turqi. Ai është pëlqyer në rolet e tij të fundit në seriale të ndryshme dhe producentët kanë nxituar për t’i bërë ofertën e radhës.

Në këtë projekt, oferta për aktorin simpatik Xhelilaj ka qenë joshëse, edhe në lidhje me subjektin e rolit. Ai ka pranuar të marrë pjesë në një serialin e ri ku do të luajë rolin e një shqiptari.

Në një intervistë për “NIN”, ai tha: “Karakteri që do të luaj atje është shqiptar me origjinë nga Prizreni. Zgjodha të jetë nga Prizreni dhe tematika  e filmit ka të bëjë me Sirinë. Do e nis me rolin e terroristit, por në serialet turke nuk dihet se si përfundon”.

Suksesi i tij i fundit ishte roli që pati në serialin ‘Kryeqyteti: Abdylhamit’, ku luajti pranë aktorëve të famshëm turq.

Previous ArticleNext Article