Dhurata e Xhesikës për Afërditën do t’ju habisë!

Modelja shqiptare Afërdita Dreshaj na ka servirur këto ditë vere një “shportë’ me lajme rozë, por ama plot ngjyra. Nga dasma, muaji i mjaltit dhe 24 orët e fundit me festën e ditëlindjes së saj. Gjithçka ka qenë si në përralla, bashkëshorti i saj, nuk ndaloi së suprizuari dhe modelja plot krenari ka ndarë momentet e bukura me ndjekësit në rrjetet sociale.

Por jo vetëm kaq, teksa shikonin instastoryn e saj, pikante ishte edhe dhurata e njërës nga miket e saj më të mira, modeles Xhesika Berberi.

Ka qenë pikërisht dhurata e modeles bukuroshe, që na surprizoi jo pak edhe neve.

Xhesika kishte zgjedhur të gëzonte shoqen e saj ditën e ditëlindjes me një varëse me gurë diamanti nga “Tiffany and Co”. E ku ka shoqe më të mirë se kaq!

Previous ArticleNext Article