Era Istrefi, me një këngë të re në shqip! 0 312

Këngëtarja energjike nuk ka pritur shumë, por me tu kthyer nga perfomanca në Kupën e Botës, ka nisur nga puna për një këngë të re.

Vetëm dy ditë më parë, Era lansoi klipin e saj të fundit “ Prisoner“, i xhiruar në Xhamajkë, I cili kapërceu një milionë klikime! Aq e kanë pëlqyer komentuesit performancën e saj sa duke kujtuar ngjashmëritë me zërin e Rihanës, ( të cilat u vunë re që në fillim me hitin “ Bon Bon“),  kanë shprehur dëshirën që një ditë, të dyja ato të mund të realizojnë një këngë bashkë.

Era ndërkohë nuk po dehet sic duket nga suksesi, por vazhdon punën. Kënga e re pritet t`i mbërrijë publikut të gjerë gjatë muajve në vazhdim.

Previous ArticleNext Article