I vjedhin paratë në Venecia, turisti: “Jam me kancer, ky ishte udhëtimi im i fundit“!               

Është një ngjarje vërtet prekesë ajo që ka ngritur peshë opinionin publik në itali. Michael Veley po realizontë një dëshirë të hershme duke vizituar Venecian së bashku me të shoqen. Por shumë shpejt, ai që duhet të ishte një kurorëzimi i viteve të tëra pritjeje për rastin e duhur e sigurisht, edhe mundësinë financiare, u kthye në makth.

Në qytetin e bukur lagunë, turistit amerikan i vodhën çantën me të gjithë paratë që kishte me vete, kartat e kreditit e çdo gjë tjetër. Ai bëri vetëm një gjë: shkroi një letër dhe e dërgoi në polici me shpresën se të bëhej publike e ta dëgjonte edhe ai që e vodhi. E di që nuk do ta lexosh kurrë këtë letër shkroi Michael, dhe ndoshta as që do të të bëhet vonë, por desha të të them se unë po vdes nga kanceri. Ky ishte udhëtimi im I fundit. Më le pa asgjë. Imagjino pak se cfarë i ke bërë viktimës tënde, megjithatë, unë prapë të fal!

Previous ArticleNext Article