KreuCelebrity

Ledina Çelo na tregon çdo sekret dhe projektin e ri!

Këngëtarja Ledino Çelo prej vitesh e shpërngulur në Gjermani ku jeton me famijen e saj, bashkëshortin dhe dy fëmijët, aktualisht po kalon pushimet në jug të Shqipërisë. E ftuar në “Pushimet on Top” Ledina shfaqet në super formë dhe rrëfen gjithçka për jetën e saj, familjen, shkëputjen nga muzika dhe rikthimin e mundshëm shumë shpejt me një këngë të re.

“Dashuria për Shqipërinë është e vetmja arsye pse më kthen këtu. Sigurisht malli për njerëzit. Sa e dua ndjesinë kur dëgjoj shqip që në aeroport. Fëmijët e mi i ushqej me idenë e Shqipërisë, ndjenjën patriotike”, ka treguar me emocion bukuroshja bjonde.

Teksa nxiton të sqarojë se asnjëherë nuk është shkëputur nga muzika me dëshirë, por angazhimi me familjen më ka penguar pak. “Jam duke punuar për një projekt, por dua të mbetet pak sekret”.

Dhe sigurisht Ledina na hoqi kureshtjen edhe për format e saj perfkete si ka mundur t’i ruajë aq bukur edhe pas lindjes së dy fëmijëve. “Mbaj një dietë tepër strikte, e dashuroj vrapin dhe sportin në përgjithësi, I vetmi moment kur unë nuk kam menduar në asnjë moment për linjat ka qenë shtatzania me vajzën, e lashë edhe celulitën të lëshohej i tëri, – tregon me humor 41-vjeçarja, që për për hir të së vërtetës, mosha për për të është thjesht një numër.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF