Ledri Vula, darkë më prindërit e Dua Lipës! E dinit qe kanë qenë bashkë? 0 291

E para, a e dinit që Ledri ka pasur një lidhje me Dua Lipën, dhe e dyta, a e dini se Ledri Vula shkon mrekullisht mirë me prindërit e ish-it të tij? Dyshja duket që ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira dhë kjo reflektohet qartë tek fotot e postuara nga këngëtari aq i dashur për publikun në rrjetet sociale, ku ai shihet  ndërsa i ka hedhur dorën në qafë të atit të Dua-s, Dukagjin Lipa.

Bashkë me ta ka qenë dhë nëna e 22 vjecares si dhe menaxheri i Ledrit, Faton Shoshi. Fotot tregojnë se janë argëtuar pamasë në shoqërinë e njëri tjetrit dhe tani mbetet të shohim nëse kjo miqësi do të rezultojë edhe në një bashkëpunim më Duan që po njeh aktualisht një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.

Ledri do të performojë në muajin gusht së bashku me disa repera të tjerë nga Kosova në festivalin “ Sunny Hill`, i cili organizohet pikërisht nga Dukagjin Lipa.

 

Previous ArticleNext Article