Meghan, ende s`i ka mirë punët me protokollin mbretëror! 0 608

Burime pranë Dukeshës së Sussex-it rrëfejnë se 37 vjecarja është shumë konfuze dhe ende nuk po përshtatet dot me rregullat e reja që e kanë ndryshuar fund e krye jetën e saj! Meghan Markle duket se nuk i kupton shumë normat që ka vendosur Mbretëresha Elisabeta II.

Ajo për shembull nuk po përshtatet dot me idenë që gratë e kësaj familjeje duhet të mbajnë vetëm fustane e funde dhe jo pantallona apo kostume. Por problemet më të mëdha i ka me parimet dhe idealet feministe. Meghani nuk dëshiron të jetë një dukeshë e qetë që inauguron spitale e pret shirita, shpjegojnë të njëjtat burime; ajo kërkon të ketë një zë i cili të dëgjohet.

Vajza, pra, ka ide revolucionare, por të shohim sesa do t`i funksionojnë!

Previous ArticleNext Article