KreuFashion

10 propozimet më romantike për martesë!

Nëse keni gjetur dashurinë te partneri dhe jeni të sigurt që doni të kaloni jetën sëbashku, atëherë ka ardhur koha për të finalizuar marrëdhënien me një propozim romantik. Është e vërtetë se t’i propozosh dikujt për martesë nuk ka vetëm emocion, por po aq edhe mund stres, pasi ke shumë pyetje në kokë si, “Si duhet t’i propozoj?’, “A do ta pëlqejë ajo mënyrën se si do t’i propozoj?” apo “A do të më thotë po?” Çdokush i ka këto pyetje në mendje dhe është normale kur i afrohesh finalizimit të marrëdhënies.

Mund t’ju them vetëm diçka. Nuk ka mënyrë të gabuar propozimi për martesë, pasi jeni ju që e njihni më së miri partnerin dhe pëlqimet apo mospëlqimet e tij. Ka raste që para propozimit, truri mund të bllokohet nga emocionet dhe papritur ti harron ngjyrën apo lulen e preferuar. Nëse mendoni se nuk jeni kreativë aq sa duhet, thjesht hidhini një sy këtyre propozimeve që kemi zgjedhur më poshtë për ju.

Propozim në anije

Ftoni miq të përbashkët dhe hipni në bord. Asnjë gjë nuk mund të shkojë keq me një pamje fantastike përpara jush.

Propozim në verandë.

Ftoni dikë që t’ju këndojë një serenatë, ndërsa i uleni partneres në gjunjë dhe i propozoni.

 

Propozoni gjatë pushimeve

Nëse po përpiqeni për të gjetur vendin e duhur për të propozuar, një ide perfekte mund të jetë gjatë pushimeve.

Luani këngën tuaj

Të gjitha çiftet kanë një këngë të preferuar. Një skenë romantike me rrugën e mbushur me petale trëndafili dhe këngën tuaj në sfond është fantastike.

Me një buqetë në formë zemre

Një buqetë në formë zemre e bën propozimin të paharrueshëm.

Shoqërueset e nuses në veprim

Merrni shoqërueset e nuses që të mbajnë në duar buqeta me lule me shkronjat nuse. Kjo do ta gëzojë pamasë nusen tuaj të ardhshme.

Një propozim gjatë perëndimit të diellit.

Perëndimi i diellit është pamja fantastike me një gamë të gjerë ngjyrash romantike.

Propozim në një pishinë të mbyllur

Dekoroni ambientin në mënyrë romantike që ta mbani mend për gjithë jetën.

Propozim në një pishinë të hapur

Krijoni kujtime të paharrueshmë më partnerin tuaj.

Një banjë relaksuese

Zgjoni partneren me një surprizë. Ndërsa bëni një banjë relaksuese sëbashku propozojini për martesë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF