9 dasmat VIP të vitit 2018, nga ato të bujshmet 0 2431

Për personazhet e njohur publikë lexojmë me kuriozitet çdo detaj, veçanërisht për jetën private, zakon thashethemesh ky, i ngulitur fort tek ne, por sot si ditë fundjave do të na pëlqente të flsinin për dashurinë e disa çifteve të show biz-it shqiptar. Frymëzuar ditët e fundit nga disa propozime gjithë lezet nëpër rrjetet sociale, le të hedhim një sy kush do të jenë ata që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre gjatë vitit 2018.



A do të jetë 2018-ta vit dasmash nga ata që lënë gjurmë, gjasat duket se po. Të shumtë janë personazhet e njohur shqiptarë që kanë vendosur të kurorëzojnë lidhjet e tyre me martesë. Disa prej tyre nuk janë rezervuar duke bërë publike deri në detajet e ceremonisë së tyre, disa të tjerë e kanë pranuar nën zë,  do të kemi dasmë, të tjerat surprizë.

Bordo bën një ‘axhendë rozë’ të çifteve që u martuan dhe atyre që po presin ceremoninë.

E nisim me modelen Afërdita Dreshaj, e cila pikërisht sot në mëngjes është gdhirë me statusin e ri , bashkëshortja e hokeisti çek Jakub Kindl. Një natë më parë atë ata organizuam një ceremoni madhshtore,  në Florida ku ata jetojnë. Në dasmën e bjondes bukuroshe nuk kanë munguar as miqtë nga Shqipëria të ftuar disa ditë më parë në Florida. Festat e tyre nuk kanë reshtur, deri në finalizimin e mbrëmshëm.

Moderatorja simpatike e DigitAlb, Jona Spahiu, ceremoninë e dasmës së saj me Frenkli Ymerin e nuk kaloi pa bujë. Jona që në fakt edhe me nurin e shtatzanisë shkëlqeu në dasmën e saj, e organizuar  pak javë më parë me kujdes deri në detaje. Miqtë e shumtë të ftuar në ceremoni e treguan qartë nëpërmjet fotove që ishin kënaqur pa masë.

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bashkë prej disa vitesh, ndërsa një vit më parë familja e tyre u shtua edhe me një djalë, Londonin. Sipas deklaratave të bëra nga ata vetë, këtë vit është radha e dasmës. Kuriozitet është i pamasë, që pas deklaratës të Sarës e ftuar në emisioni “Shiko kush Luan” në TCH, ku tha se do të martohet në verën e vitit 2018, pa zbuluar asnjë detaj më shumë.. Me shumë gjasa kjo do të jetë dasma e vitit dhe të gjithë jemi gjithë sy e veshë për të mësuar rreth detajeve.

Blogerja Armina Mevlani e  lakuar fort edhe për lidhjen me djalin e ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha, ka njoftuar që në nisje të 2018 se ajo ka marrë propozimin nga Zeni, dhe këtë vit do të ketë dasëm.  Dhe si mund të ndodhë ndryshe, veçse një dasëm perfekte për një blogere si ajo. “Po presim momentin, – ka deklaruar ajo, – ndërkohë përgatitjet kanë nisur, për fustanin, vendin dhe gjithçka tjetër për një ceremoni të veçantë”.

Moderatorja e bukur, Floriana Garo, tashmë e zhvendosur në Gjenevë, tha pak kohë më parë se ajo dhe Enisi janë martuar zyrtarisht, por dasma e tyre do të bëhet pas ardhjes në jetë të vajzës. Që muajt e parë dhe paska të vështirë të ardhjes së bebes kanë përfundauar, Garo na e ka treguar në videot e saj në instagramin. Tani presim dasmën, siç ajo vetë na premtoi. Me siguri që Floriana do të jetë një nuse e mrekullueshme. Me shumë mundësi gjatë kësaj vere mund të kemi edhe dasmën e Florianës me Enisin.

Elita Rudi ka vetëm 24 orë që i ka thënë “PO”, propozimit të Gjikos për martesë, Prej kohësh reperi i famshëm kosovar Gjiko dhe moderatorja Elita Rudi janë në një lidhje. Në festën e ditëlindjes së saj, reperi e ka surprizuar pa masë, duke i propozuar për martesë. I ulur në gjunjë dhe me unazë në duar, Gjiko i ka kërkuar të kalojnë jetën së bashku. Ja pra nuk ka dyshim që ceremonai e dasmës do të jetë nga ato aspak të zakonshmet.

Këngëtari i grupit “West Side Family”, Landi Hysi është treguar gjithmonë shumë i rezervuar përsa i përket jetës së tij private, ndaj dhe kureshtja e publikut për të është e madhe. Landi i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” pranoi publikisht se së shpejti do të kemi dasmë. Me shumë gjasa dasma e Landit dhe partneres së tij do të bëhet gjatë verës së këtij viti. “Nuk jam martuar, por në ato ujëra. Jam i dashuruar”, u shpreh Landi.

Këngëtarja Marsela Çibukaj prej kohësh është në një lidhje dashurie. Ajo nuk preferon të zbulojë më shumë për të dashurin e saj, por pranon se edhe profesioni i tij lidhet më artin. Në një intervistë për emisionin “Talk Talk”, Marsela na la të kuptonim se me shumë mundësi gjatë këtij viti do të organizohet edhe dasma e saj me djalin misterioz që i ka rrëmbyer zemrën “Ndoshta mund të jetë viti i fustaneve, fustaneve të bardha. Nëse e them këtu, nuk i dihet, mund të më sjellë fat”, u shpreh Marsela.

Këngëtarja Adelina Tahiri i befasoi të gjithë me martesën e saj të papritur me Serjozha Markov. Ata janë martuar zyrtarisht, por dasma nuk është bërë ende. Tashmë Adelina është në pritje të ëmbël dhe sipas deklaratave të tyre së shpejti do të organizohet edhe dasma.Sipas thashetheme që qarkullojnë  dasma do të organizohet në Vjenë, me shumë mundësi pas ardhjes në jetë të djalit të tyre, dhe do të kenë 120 persona të ftuar.

Të mos harrojmë pastaj dasmën e freskët të Klejdi Kadiut, balerinit aq të dashur për shqiptarët në të dy anët e Adriatikut. Përmes një ceremonie madhështore, Klejdi lidhi kurorë me francezen Charlotte Lazzari, me të cilën ka dhe një vajzë, Lean.

Dhe në fund bukuroshja Anxhela Martini, që sic rrëfen dhe vetë e pati martesën një akt fare spontan. Dasma ime ishte pa plan, pat rrëfyer ajo, u zgjuam një mëngjes e thamë: le ta bëjmë!

Previous ArticleNext Article