Fansja i ben një propozim për martesë, Ermal Meta ndërpret koncertin që ta puthë! 0 1852

Ka qenë një moment emocionues për pjesëmarrësit e koncertit të Ermal Metës në Molfetta të Barit. Këngëtari shqiptar e ka dëshmuar me kohë modestinë dhe dashamirësinë e tij, ndaj gjesti i fundit nuk del aspak jashtë karakterit të artistit shqiptar, që famën ( mëse të merituar) e arriti në Italinë fqinjë.



Koncerti ishte në kulmin e tij kur Ermalit I zuri syri pankartën që mbante në duar një vajze 10 vjec, e ulur në radhën e parë. Vogëlushja është një adhuruese e madhe e tij. Në pankartë ajo kishte shkruar: “Ermal, të dua, do të martohesh me mua?“. Firmosur poshtë: Fracy. Këngëtari e ndaloi koncertin, zbriti nga skena dhe iu afrua vajzës së vogël të cilën e përqafoi plot dashuri dhe e puthi në faqe, ndërsa atë që ajo kishte shkruar ia tregoi të gjithë sallës.

Pastaj vazhdoi koncertin, në mesin e entuziasmit të fansave. Koncerte të ngjashme, ai do të zhvillojë ne mbarë vendin përgjatë gjithë verës.

 

Previous ArticleNext Article