Florjan Binaj jo vetëm aktor, por edhe koreograf i shkëlqyer, ja ç’bën këtë herë! 0 101

Florjan Binaj na ka bindur të gjithëve që është një aktor i talentuar, kjo fal roleve të tij në Portokalli të gjitha të arritura dhe të duartrokitura nga publiku. Këtë herë ai na tregoi që është edhe një koreograf i shkëlqyer! Me doza humori dhe në krah të partnerit të tij në rol, Irgin Çela ose siç e njohin pjesa më e madhe, babai i Portokallisë, kanë dhënë një performancë për të gjithë ndjekësit e Florit në Instagram.


Dy kolegët, mesa duket miq edhe jashtë skenës, ndërkohë që janë në një lokal, nën ritmet e muzikës që dëgjojnë kanë vendosur të bëjnë një kërcim të vogël për të shkaktuar të qeshura.
“Vallja e lekut. Kur mbaro punën, merr lekët dhe ikën si zotni” –thotë Flori në postimin e tij në Instastory.

Mesa duket Flori dhe Irgini nuk janë vetëm komedianë, ata e kanë humorin pjesë të përditshmërisë dhe përpiqen që ta ndërthurin me gjithçka dhe sa mirë për ne që gjithmonë kemi me çfarë të qeshim

Previous ArticleNext Article