Helena Christensen, yll edhe 50 vjec: “Nuk tërhiqem nga modelingu“! 0 373

Ish miss Danimarka e njohu shkëlqimin e saj në kohën e supermodeleve të para, plejadës së famshme të viteve 90`. Në janar ajo mbush 50 vjec, por nuk i tregon aspak, dhe ç`është më e rëndësishmja, as nuk i ndjen brenda saj. Kjo e shtyn Helena Christensen ta mendojë veten në vazhdimësi pjesë të një industrie të pamëshirshme kur vjen fjala tek mosha.

Por edhe të mëdhenjtë e modës dorëzohen përpara bukurisë që nuk ka tjetërsim. Kështu që ikona e pasarelave vazhdon të mahnisë e të imponohet akoma edhe sot. Revista D`Scence i rezervoi madje kopertinën e numrit të saj të fundit. Bukuria që sfidon kohën prezanton një trup per tu pasur zili; nuk do ta mendonit kurrë sesa vjeç është vërtet, apo jo? Me të tilla forma, normal që nuk ka asnjë arsye përse të hoqë dorë nga modelingu, dhe ne e kuptojmë plotësisht!

 

Previous ArticleNext Article