Ja 2 maska ideale për një lëkurë perfekte 0 305

Të gjithë harxhojmë para dhe kohë për një paraqitje të freskët dhe rinore. Ato që janë të përkushtuara ndaj kujdesit të lëkurës e dinë mirë se ç’kënaqësi është përgatitja e maskave të fytyrës dhe sidomos rezultatet që ato garantojnë.

Sot do t’ju mësojmë përgatitjen e disa maskave të reja që kombinojnë produkte tërësisht organike si mjalti, jogurti, fruta të ndryshme, etj. Jo vetëm lëkura, por edhe karta juaj e kreditit do t’ju falënderojë.

Për lëkurë të thatë: Maskë me mjaltë dhe avokado

Përbërësit:

-2 lugë gjelle mjaltë

-2 lugë gjelle avokado e pjekur mirë, e shtypur

-2 lugë gjelle vaj ulliri

-mango e pjekur mirë e shtypur

Kombinoni të gjithë përbërësit, vendosni maskën në fytyrë dhe lëreni për 15 minuta. Pastaj hiqeni me një leckë të lagur me ujë të ngrohtë.

Mjalti hidraton lëkurën pa rrezikuar puçrra. Avokado përmban acide omega 3 dhe vitaminë B, të cilat janë të shkëlqyera për sistemin limfatik dhe i rikthejnë lëkurës shtresën lipide. Mangoja ndihmon në zbardhjen e lëkurës sepse përmban shumë vitaminë C, kurse vaji i ullirit, zbut lëkurën dhe përmirëson shenjat e dëmtimit nga dielli.

Për fytyrë pa jetë dhe shkëlqim: Maskë me kafe dhe shafran

Përbërësit:

-1 lugë gjelle llum kafeje

-1 lugë gjelle shafran Indie

-1 lugë gjelle jogurt organik

Përziejini bashkë. Sigurohuni ta aplikoni maskën edhe në zonën e syve. Lëreni për 20 minuta dhe pastaj pastrojeni me një peshqir të lagur me ujë të ngrohtë.

Kafeja është e pasur me kafeinë dhe antioksidantë. Kafeina redukton inflamacionin, duke përfshirë edhe qeskat posthë syve, kurse antioksidantët i japin një shkëlqim të bukur lëkurës. Shafrani është plot me vitaminë C kurse jogurti është i pasur me acid laktik i cili qetëson lëkurën.

Previous ArticleNext Article