KreuCelebrity

Modelja dhuron spektakël në rrugë, më e dashuruar se kurrë!

Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj Sebastian Bear-Mçlard janë parë të shëtisnin sot në rrugët e Nju Jorkut, por ama më të dashuruar se kurrë. Në këto ditë të nxehta ata kanë dhuruar skena po aq mes puthjesh e ledhatimesh.

Mes të porsamartuarve duket qartë se vazhdon romanca “përvëluese”, mes modeles 27-vjeçare dhe partnerin të saj 31 vjeçar. Çifti thjesht nuk mund të mbante duart e tyre larg nga njëri-tjetri gjatë shëtitjes rreth qytetit.

Në fotot që po qarkullojnë në mbarë rrjetet sociale Emily duket teksa i ka hedhur krahët përreth qafës së Sebastianit, duke hedhur shikimin thellë në sytë e njëri-tjetrit.

Por skena më bombastike që po bën xhiron e rrjeteve ishte ulja e Emily mbi një hidrant zjarri, që padyshim prodhoi komente, për vetë pozicionin aspak komod në fakt që bukuroshja kishte zgjedhur të rrinte mbi një tub.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF