Princi George e feston 5 vjetorin në Karaibe ( ndërkohë ligjin në shtëpi e bën motra e vogël)! 0 916

Djali i  madh i Kate dhe William feston ditëlindjen në 22 korrik me një udhëtim dhe festë luksoze në ishullin e Mustique. Pati shumë evente për princin e vogël këtë vit: lindja e të vëllait, Louis, dasma e xhaxhait Harry dhe dita e parë e shkollës.

Po kështu, shkoi më prindërit në një udhëtim në Poloni e Gjermani ku u mërzit sa s`thuhet; si çdo fëmijë, edhe George-it i pëlqejnë lojrat më shumë sesa të hipë e të zbresë nga avioni e të sillet ngurtësisht, sic e kërkon protokolli.

 

Ishte edhe në tribunën e tradicionales Trooping the Colour 2018 dhe fotoja e tij aty, ku shihet sesi kushërira Savannah Phillips i mbyll gojën, bëri xhiron e botës.

Ndërkohë, i ati rrëfen se ligjin në shtëpi e bën Charlotte, dhe jo George, megjithëse është më e vogël. Princi është më i tërhequr se e motra dhe siç e kemi vënë re, nuk i pëlqen as të fotografohet, nuk buzëqesh kur është pranë paparacëve e preferon të mos i kthejë sytë nga objektivi!

Previous ArticleNext Article