KreuCelebrity

Dashuri, martesë, tradhëti, historitë më interesante të çifteve që vijnë nga mbretëria britanike

Marrëdhënie mëse të komplikuara, dashuri, martesa, tradhti, ndarje. Këto i kanë shoqëruar për dekada të tëra antarët e familjes mbretërore në Britani. Ne dimë disa nga njohjet e tyre, por shumë detaje janë mister. Gjithsesi, me kalimin e viteve gjërat janë më pak strikte për antarët e dinastisë në pushtet, të cilët tashmë kanë më shumë liri në zgjedhjen e personit me të cilin duan të kalojnë jetën, apo të ndahen pas disa vitesh siç ka ndodh në shumë raste.Këto janë disa nga historitë më interesante të çifteve që vijnë nga mbretëria britanike.

Mbretëresha Elizabeta II-të dhe Princi Philip

Ata u njohën që kur ishin fëmijë. Elizabeta ishte tetëvjeçare ndërsa Philipi ishte 13 vjeç kur u takuan në dasmën e Princeshës greke, Marisë dhe Dukës së Kentit. Zyrtarisht u bënë miq pesë vjet më vonë. Të dy janë edhe kushërinj të rrethit të dytë. Pas kësaj takimi, kur Elizabeta ishte vetëm 13 vjeçare filluan të shkëmbenin letra dhe më pas dashuruan në njëri-tjetrin. Fejesa e tyre u bë zyrtare në korrik të vitit 1947, ndërsa kanë katër fëmijë: Charlesin, Annen, Andrew dhe Edwardin.

Princi Charles dhe Camilla Parker-Bowles

Charles dhe Camilla u takuan gjatë gjatë vitit 1971 dhe thonë se ranë në dashuri në shikim të parë. Camilla, megjithatë, atëherë ishte e martuar me Andreë Parker-Bowles, të cilin ajo shpesh e tradhtoi. Kur Charles shkoi në marinë, Parker-Bowles u fejua me Andrew, ku herë pas here e mashtronte me Charlesin. Ky i fundit u martua me Princeshë Dianën, të cilën e tradhtonte me Camillan dhe pas një marrëdhënie të komplikuar, e cila zgjati më shumë se 30 vjet, më në fund u martuan në vitin 2005.

Princi Charles dhe Princesha Diana

Diana Spenser takoi Charlesin gjersa princi flirtonte edhe me të motrën e saj, Saromin. Megjithëse vazhdimishttakoheshin si miq, romanca e tyre u zyrtarizua vetëm dy vjet më vonë, kur të dy ishin pa partner. Ata u takuan në festë private familjare dhe pas gjashtë muajve u fejuan. Ata u martuan në vitin 1981 dhe u shkurorëzuan në vitin 1996.

Princesha Anne dhe Mark Phillips

Vajza e mbretëreshës Elizabeta II, Anne ishte tejet e suksesshme në garat e kuajve, ku edhe fitoi titullin e kampionit evropian. Në Lojërat Olimpike në Munich në vitin 1972 ajo u njoh me Mark Philipsin, me të cilin pati një martesë me shumë ngritje dhe ulje. Dyshja u shkurorëzua zyrtarisht në vitin 1992.

Princesha Anne dhe Timothy Lawrence

Anne u takua me bashkëshortin e dytë në vitin 1980 pasi u shkurorëzua me Philipsin. Timothy punoi si ndihmës i mbretëreshës. Publiku mësoi për marrëdhëniet e tyre në vitin 1989, kur u zbuluan letrat e dashurisë që ai i dërgonte princeshës. U martuan tri vjet më vonë.

Princi William dhe Kate Middleton

Ata u takaun në një mënyrë mjaft të zakonshme, në vitin e parë të fakultetit në Universitetin e Shën Andrew në vitin 2001. Fillimisht ishin vetëm miq. “Kur u takuam, u tërhoqa plotësisht, isha shumë e trembur”, tha Kate. Ëilliam tha se ishin miq për një vit dhe më pas u dashuruan marrëzisht. Gjatë dhjetë vjetëve, para se të martoheshin, dy herë i ndanë rrugët jetësore. Çifti u martuan në vitin 2011. Ata kanë djalin, George (5) dhe vajzën, Charlotte (2) dhe Louis vetëm 2 muajsh.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF