Ja reperi me origjinë shqiptare që dhuroi një shtëpi për familjen në nevojë! 0 209

Një shembull i mirë për të gjithë vjen nga reperi nga Kosova, Capital T. Ai ka zgjedhur që të bëhet pjesë e një projekti bamirësie duke dhënë kontributin e tij që s’është i vogël. Në bashkëpunim me organizatën bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, këngëtari ka dhuruar një apartament për një familje në nevojë.


Apartamenti u ble për një familje, e cila jetonte në kushte shumë të vështira. Nga tani e tutje, familja do të jetojë në Prishtinë.
Ka qenë vetë Capital T, i cili e ka shpërndarë këtë video ndërkohë që e shoqëron me shkrimin: “Bamirësia të pasuron.”
Me këtë veprim dhe me këtë mesazh këngëtari na ka treguar sa e rëndësishme është që të bësh gjeste të tilla dhe aq më tepër nëse je personazh i njohur, jep shembull të mirë për të gjithë.

 

Previous ArticleNext Article