KreuCelebrity

Zemërgjerësia e mbretëreshës s’ka fund, një tjetër dhuratë fantastike për Meghan dhe Harry

Mesa duket dhuratat për Princin Harry dhe Meghan Markle s’kanë të sosur. Bëhet fjalë për një tjetër dhuratë të mbretëreshës Elisabet dhe nuk është diçka e vogël.
Është fjala për një shtëpi tjetër. Mbreteresha fillimisht iu ka dhuruar atyre një shtëpi si dhuratë dasme, bëhet fjalë për York Cottage në Sandringham Estate.

Mbretëresha është shumë zemërgjerë kur vjen puna tek nipi i saj dhe tek Meghan dhe dëshiron t’i dhurojë çiftit një tjetër shtëpi. Sipas “Daily Mail” burime thonë se mbretëresha do t’i dhurojë çifiti Adelaide Cottage, e cila ndodhet në Windsor Castle. Çifti thuhet që ta ketë parë shtëpinë dhe ta ketë pëlqyer shumë atë.
Ende nuk ka lajm zyrtar nga pallati mbretëror, por mendohet se gjithçka do të sqarohet së shpejti.

Përsa i përket shtëpisë ajo konsiderohet të jetë një shtëpi shumë e bukur, e cila përfshin 7 hyrje qendrore, dhoma gjumi me përmasa të mëdha nga të cilat dhoma e gjumit kryesore thuhet të jetë e zbukuruar me sende të shekullit të 19 dhe të ketë mure dhe tavanë të pikturuar.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF