Fansat “kryqëzojnë“ Majkun: kot mburresh me paratë, kur nuk kujdesesh për tët bir!

Indiferenca e tij ndaj të birit është diskutuar me kohë, por përgjia e ish të dashurës ndaj një pyetje të drejtuar në rrjetet sociale, shkaktoi së fundi mjaft reagime. A kujdeset financiarisht babai i Roanit për djalin ishte pyetja, dhe Majlinda Zeka u përgjigj“ Jo, nuk kujdeset“.

Kjo ishte duket arsyeja përse fotoja e një makine super te shtrenjtë, e publikuar me krenari nga reperi, u sulmua nga nje pjesë e ndjekësve të tij në Instagram.

Këtej me Porsche, por djalin nuk e financon, ishte një nga komentet. Nuk je njeri kur nuk kujdesesh per djalin tend ..zoti është I madh, si t`i jep, ashtu t`i merr, ishte nje tjeter. Edhe më i ashpër komenti i radhes: “ Pabuks ..ke ra në lekë e s`kujdesesh për djalin tënd“. Vetë këngëtari nuk ka bërë asnjë koment deri tani mbi pretendimet e ish të dashurës.

Previous ArticleNext Article