Jennifer Lopez zbulon sekretin e rinisë së përjetshme!

Si është e mundur që Jennifer Lopez duket kaq e re dhe kaq perfekte? Disa pyetje që shumë njerëz  kanë është se çfarë ha ajo apo si ushtrohet? Jennifer është nënë e dy fëmijëve dhe trupi i saj është fantastik. Për të mos harruar pastaj  faktin që është 49 vjeç. E dimë që po vdisni të dini nëse qëndron ndonjë sekret pas rinisë së përjetshme të saj, ndaj ne po ju zbulojmë disa ‘rregulla’ që ylli i Hollywood ndjek.

Ajo është shumë e kujdesshme për ushqimin që konsumon dhe madje ajo ka dy trajnerë personalë. Kur ndodhet në Los Angeles trajnohet me Tracy Anderson dhe kur ndodhet në New York shkon te David Kirsch.



JLO  konsumon vetëm ushqim organik

Stërvitja e saj fillon shumë herët në mëngjes

Hidratimi është çelësi! Ajo konsumon 8 gota ujë çdo ditë

Për kujdesin e lëkurës ajo përdor acid glikolik që është më i miri për pastrimin e lëkurës së vdekur

Për kujdesin e lëkurës ajo gjithashtu është shumë e kujdeshme që ta pastrojë atë çdo ditë nga papastërtitë dhe makijazhi

Dreka e saj përmban gjithnjë proteina, dhe perime

Të jesh një performuese e mrekullueshme nuk është e lehtë kështu që ajo mediton çdo ditë

Ajo asnjëherë nuk bën banjo dielli

Hidratuesi është miku i saj më i mirë

Ajo thotë se nuk pi duhan, alkool apo kafeinë

Bukuria identifikohet me gjumin kështu që ajo pushon gjatë

Pra nga këto kuptojmë pse Jeniffer është pothuajse 50 vjeç dhe duket kaq e mrekullueshme. Duket shumë punë dhe përkushtim që të arrish këto rezultate

 

 

Previous ArticleNext Article